VMRO-DPMNE do që t’i kthehet BDI-ja?!

VMRO-DPMNE përveç dy kushteve të saja për zgjedhje të reja bashkë me ato lokale dhe për dhënien e mandateve për Zoran Zaev nëse formon Qeveri duke përjashtuar platformën shqiptare, ka si opsion ende formimin e Qeverisë sipas parimit të saj “fituesi me fituesin”.

Këtë e ka theksuar kryeministri në detyrë i kësaj partie, Emil Dimitriev.

“Procesi i radhës do të ishte cështja me emrin por tash përsëri është aktualizuar kriza politike, ndërkohë që unë them se nuk mund të injorohet parimi fituesi me fituesin pasiqë ai princip jepte fortë më shumë marrdhënieve ndëretnike në vend dhe ndihmon në politikën e vendit tonë ndryshe nga shumë shtet, vendi ynë lejon të përdoret ai parim dhe duhet të rikthehemi përsëri si ishim dhe të funksionojmë përsëri”, theksoi Dimitriev./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu