Dy prej klinikave kryesore universitare në Shkup kanë kaluar nën drejtim të ri, duke nxitur dyshime për një fushatë të qëllimshme politike për zëvendësimin e drejtuesve shqiptarë me maqedonas.
Pas shkarkimit të Fatmir Mexhitit nga Klinika e Neurologjisë, goditja e radhës erdhi në Klinikën Universitare të Kardiologjisë. Drejtori shqiptar Bekim Poçesta është larguar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Danica Petkoska Spirova, përcjell PressOnline.al.
Këto lëvizje, të cilat ndodhin në periudhën e konsolidimit të pushtetit nga VMRO-DPMNE, po interpretohen nga një pjesë e opinionit si pjesë e një strategjie për të marrë kontrollin e institucioneve kryesore shëndetësore dhe për të dobësuar përfaqësimin shqiptar në nivelet e larta të menaxhimit.