VMRO i përgjigjjet Edi Ramës: Ke ofenduar Maqedoninë, po harron turqit

VMRO-DPMNE-ja, me anë të një njoftimi për shtyp ka deklaruar se ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, nuk kanë të ndalur, ndërsa LSDM-ja dhe Zoran Zaev po heshtin dhe nuk i denoncojnë.

Nga kjo parti thonë se Edi Rama, gjatë një interviste pak ditë më parë, e ka ofenduar Maqedoninë dhe se është për shtet binacional. “Ai i harron turqit, romët, vllehët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet e tjera të shoqërisë në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

VMRO-ja, gjithashtu ka këmbëngulur se zgjidhja e vetme për daljen e vendit nga kriza politike në të cilën e ka futur LSDM-ja, janë zgjedhjet e reja parlamentare të parakoshme.

Gjithashtu, nga kjo parti bëjnë me dije se nuk ka ikje nga drejtësia, duke adresuar një sërë akuzash LSD dhe se qytetarët nuk kanë votuar për Deklarata të huaja dhe nuk do të lejojë që interesat shtetërore të vihen në lojë. /albeu


1 Koment

  1. ohh mos u tut o ram burri se n maqedoni ska turq jan shiptar te asemiluar nj dhe romt jan shum pak 05 per qin nuk jan tani vin egect ata jan 4 der 6 per qind jan nj ose te per qind serb tani vin kumitat bugaris ata jan 4 der n 7 per qin jan vllet ata jan te thom se 3 deri 5 jan dhe do boshnjak te asemiluar muslimanca me maxhupt turciteboshnjacite dhe kejt nukbahen me maqidoncat si po thujn kta shka jan bahen maqedonca moderni me gju sllavit ose gjun bugareserbe sjan as 38 per qind —- se bolll kem hup pej tutes mos u tutni shiptar kritperppjet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu