Trendi i votave të diasporës nga votimi me postë ndikoi në numrin e mandateve në Kuvend, duke ia mundësuar Lëvizjes Vetëvendosjes ta fitojë edhe një mandat duke ia hequr një PDK-së të cilin mandat kjo parti më pas e riktheu falë votave me kusht duke ia rrëmbyer një LDK-së. Në bazë të numërimeve të deritanishme të votave VV-ja në legjislaturën e dhjetë pritet të ketë 57 deputetë, PDK-ja 23, LDK-ja 14 dhe AAK-ja 6 deputetë. Politologu Albinot Maloku, thotë se tashmë është e qartë se si do të duket përbërja e Kuvendit sa i përket mandateve.
“Deri me tani e kemi te sqaruar mjaft shume fotografinë e asaj se sa do te jete numri i mandateve nga subjekte politike dhe në këtë rrafsh mund te presim vetëm edhe sqarimin e asaj se cilët do jene emrat përfaqësuesit përfundimisht te subjekte politik. Edhe këto votat e mbetura nuk ma merr mendja se do ndryshojnë shume. Numri aktual i mandateve s’besoj se do te variojë edhe aq edhe me nr përfundimtar te votave për kategoritë përkatëse s’mendoj se do jetë ndryshim i madh. Nuk e shoh se është e shpërblimit sa e shoh si gote e një erë të caktuar politike. Nuk janë vota te bazuara ne njohuritë dhe angazhimet e tyre e kapacitetet e tyre…skemi matës”, tha Maloku për rtv21.
Ndryshime në numrin e mandateve të deritanishme për subjektet politike nuk pret as drejtori i Institutit për Lidership Civil, Argjend Zejnaj.
“Projeksioni i përafërm për këto ulëse do jetë këtu 56-57 për VV-në rreth 22-33 për PDK , LDK s’mund te shkoj mbi 15 AAK do mbetët në mes 6-7 deputete nëse ka rinumërim te votave. Prandaj unë nuk parashoh lëvizje te mëdha në kuptim te mandateve por ne përqindje mund te ketë. Trendi vazhdon te jete ajo legjislatura që ishte përafërsisht me 9 shkurt”, tha Zenaj.
Një numër deputetësh nga legjislatura e kaluar mbetën jashtë kuvendit për shkak të mosmarrjes së votave të nevojshme. Nga LVV-ja disa nga deputetët që nuk fituan ulëse janë Driton Hyseni, Bylbyl Sokoli, derisa u rikthyen Adnan Rrustemi e Enver Haliti që herën e kaluar nuk ishin zgjedhur deputetë.
Nga PDK-ja, jashtë kuvendi mbetën Fadil Demaku, Rashit Qalaj, Altin Krasniqi, Abelard Tahiri etj. Derisa u rikthye Xhavit Haliti. Nga kjo parti për herë të parë në Kuvend do të jetë Arian Tahiri e Arben Mustafa.
Nga LDK-ja disa ish-deputetët që kësaj radhe nuk fituan ulëse në Kuvend janë Arben Gashi, Paris Guri, Krenar Xhaferi, Ekrem Hyseni etj. Nga kjo parti për herë të parë në Kuvend do të jetë Janina Ymeri, Adelina Thaqi e Ermal Sadiku.
Nga AAK-ja jashtë Kuvendit mbeti ish-deputeti Lahi Brahimaj derisa u rikthyen Besnik Tahiri e Albana Bytyqi.
Deputetët që mbetën jashtë Kuvendit-LVV
Driton Hyseni Bylbyl Sokoli
Deputetët që u rikthyen në Kuvend-LVV
Adnan Rrustemi Enver Haliti
Deputetët që mbetën jashtë Kuvendit-PDK
Fadil Demaku, Rashit Qalaj, Altin Krasniqi, Abelard Tahiri
Deputetët që u rikthyen në Kuvend-PDK
Xhavit Haliti
Deputetët e rinj në Kuvend-PDK
Arian Tahiri Arben Mustafa
Deputetët që mbetën jashtë Kuvendit-LDK
Arben Gashi Paris Guri Krenar Xhaferi Ekrem Hyseni
Deputetët e rinj në Kuvend-LDK
Janina Ymeri, Adelina Thaqi Ermal Sadiku
Deputetët që mbetën jashtë Kuvendit-AAK
Lahi Brahimaj
Deputetët që u rikthyen në Kuvend-AAK
Besnik Tahiri e Albana Bytyqi










