Votimi i Qeverisë Kurti, skenaret që mund të ndodhin në Kuvend?

Monitoruesi shumëvjeçar i punës së Kuvendit të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka treguar detajisht për skenaret që mund të zbatohen me datën 3 shkurt, atëherë kur pritet të hidhet në votim qeveria e Albin Kurtit.

Në Blic Interview, Kryeziu, ka thënë se skenari më i thjeshtë në procedurat e Kuvendit, do të ishte nëse do të kishte koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pasi që, siç tha Kryeziu, nëse këto dy parti arrijnë koalicion, atëherë procedura e seancës do të ishte e thjeshtë, duke dalur mandatari për kryeministër të paraqes kabinetin e tij dhe ai të hidhet në votim.

“Skenari më i thjeshtë në aspektin procedurial do të ishte nëse do të kishte koalicion mes LVV-së dhe LDK-së. Kjo pasi që, nëse do të kishte koalicion, atëherë mandatari për kryeministër, do të dilte para deputetëve duke e paraqitur kabinetin e tij qeverisës, dhe ai pastaj do të hidhej në votim. Me marrjen e votave të mjaftueshme do të kalonte atë propozim për qeveri dhe kaq do të ishte procedura në këtë skenar”, ka thënë Kryeziu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu