Ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri ka zgjedhur që të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme lokale. Në një prononcim për mediat, Tahiri është shfaqur i qeshur para gazetarëve, ndërsa theksoi se ai kishte dhënë tashmë votën e tij.
Teksa u pyet nga gazetarja Klodiana Lala në lidhje me faktin se si do të ndihej nëse do të ishte përballë Erion Veliajt si kandidat për Bashkinë e Tiranës, për faktin se emri i tij ishte lakuar shpesh, ai tha se nuk ka lidhje.
“Mbase ajo nuk është opozita që duam. Unë kam ardhur për të votuar, është një e drejte e imja kushtetuese dhe e çdo qytetari. Do të thoja që kjo mos të kishte ndodhur dhe debati të është për taksa më pak dhe qeverisje më të mirë. Shpresoj që kryetarët e bashkive që do të zgjidhen me mandat 4 vjet të punojnë për qytetarët”, tha Tahiri.
VIDEO: