Voton Blerant Ramadani, kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit

Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani.

“Është një ditë feste, por është edhe një ditë vendimmarrje ku qytetarët e Sarajit, por edhe në përgjithësi, vendosin për menaxhmentin e ardhshëm katërvjeçar të komunave”, u shpreh ai.

Ndryshe, të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë, ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit./ Klankosova.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu