I akuzuari kryesorë për vrasjen e Azem Hajdarit u vra në fshatin Bujan. Ai u vara më një plumb pas shpine vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi (Mulosmani) ku ora shënonte 19:15.
Pas plot 7 pritash për atentat të organizuara për ekzekutimin e Fatmir Haklaj por do t’i mbyllte syte me datë 4 nëntor 1999.
Gjatë këtij atentati ne drejtim te tij gjeti vdekjen e menjëhershme edhe Sami Kërnaja, Ky i fundit u godit me një plumb në ballë ndërsa Jaho Salihi (Mulosmani) i shpëtoi breshërisë vetëm me dy plumba në ije dhe në krahun e majtë.
Sipas histori thuhet se ngjarja e ndodhur në Tropojë ka tronditur vendin. Gjakderdhja brenda fiseve, nuk ka ndodhur në asnjë qytet e zonë të Shqipërisë, pasi vetëm në Tropojë janë vrarë mbi 200 djem si pasojë të frymës përçarëse e gjakësore të inskenuar edhe nga politika.
Një video e rrallë e realizua në fund të dhjetori vitit 1997, e cila është transmetuar në një prej televizioneve lokale sjell pamjet kur asokohe Fatmir Haklaj, ishte shefi i komisariatit të policisë së Tropojës.
Ai do uronte tropojanët për Vitin e Ri 1998″>1998 me sa më pak dhimbje e plagë edhe pse 9 muaj më vonë, respektivisht në 12 shtator 1998″>1998, ai do të ekzekutonte në Tiranë, Liderin e Dhjetorit Azem Hajdari.
Në këtë video-mesazh, Haklaj kërkon “nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat, që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe qetësisë në rrethin tonë”.
Video është e rrallë për vetë faktin se për herë të parë publikohet një filmim ku Fatmir Haklaj flet me zë në publik.
Haklaj shfaq në këtë video edhe një pjesë të karakterit të tij, gjakftohtë, tepër serioz dhe i sertë në fytyrë.