Serbia është duke shfrytëzuar çdo rast për të delegjetimuar autoritetin e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj në administrimin e territorit.
Rasti më i fundit është ai hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviçit gjatë mëngjesit të djeshëm në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila nuk kontrollohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës duke qenë në duart e grupeve kriminale.
Në këtë rast Serbia ka bërë një kërkesë formale për të qenë pjesë e grupit të hetimit të kësaj vrasjeje ndërkohë që i takon autoriteteve të Republikës së Kosovës t’a bëjnë një gjë të tillë, shkruan Albeu.com.
Serbia synon që të marrë pjesë në grupin e hetimit sëbashku me institucionet e tjera nga BE, gjë e cila delegjetimon autoritetet e Kosovës dhe i jep një tjetër argument serbve në raportet me Kosovën.
Presioni serb po rritet në këtë drejtim duke shfrytëzuar edhe një lloj ndjenje vetëshfajësimi që po mbizotëron tek shqiptarët e Kosovës në lidhje me vrasjen në fjalë, ndërkohë që duhet theksuar fakti se Ivanoviç u vra në një territor që kontrollohet nga institucionet paralele serbe në veri, të cilat herë pas here janë edhe në konflikt mafioz mes tyre për çështje të ndryshme. /albeu









