Vrasja e komandantit të lartë të Iranit pas bombardimeve izraelite, ambasadori Iranian bën paralajmërimin e fortë

Irani ka reaguar pasi tetë persona u vranë pas bombardimit izraelit në konsullatën iraniane në Siri.

Ambasadori Iranian në Damask, Hossein Akbari tha se përgjigja e Teheranit do të jetë e ashpër ndaj sulmit në Damask ku u vra edhe komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Reza Zahed.

Diplomati shtoi se pasi të largohen nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga bombardimet, do të mund të bëhet i ditur numri i saktë i viktimave apo të plagosurve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu