Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme ka folur për hetimet rreth sulmit terrorist në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë një prej figurave kyçe të “Listës Serbe”, sot pjese e listës non grata të SHBA-ve, Milan Radojiçiç.
Këtë deklaratë, Vuçiç e ka shfrytëzuar për t’iu kundërpërgjigjur amerikanëve mbi çështjen e armatimit, konkretisht sistemit anti-tank Javelin që Uashingtoni pritet t’ia shesë Kosovës.
Ai ka thënë se po mendohet rreth fillimit të një hetimi për të gjitha ata që po e armatosin Prishtinën”, “po e bëjnë ilegalisht”.
Sipas kryeministrit serb, armatosja e Ushtrisë së Kosovës po bëhet “në kundërshtim me Rezolutën 1244”.
“Po mendoj se si të nis një hetim për të gjithë ata që armatosin Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë të tjerët që i armatosin në kundërshtim me Rezolutën 1244. Si e shkelën dhe si guxuan të shkelin Kartën e OKB-së dhe gjithçka që duhet të bëjnë dhe mendojnë se kurrë nuk do të mbajnë përgjegjësi për të”, është shprehur Vuçiç në fjalën e tij.
Presidenti serb lajmin se SHBA planifikon t’i shesë Kosovës sistemin anti-tank Javelin e ka marrë ditë më parë nga ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.










