Vuçiç gjen shkakun e humbjes me Shqipërinë: Janë protestuesit serbë që i lanë pa gjumë futbollistët tanë

Humbja e kombëtares serbe me Shqipërinë ka sjellë përplasje të forca në Serbi. Media serbe thonë se, presidenti Aleksandër Vuçiç e ka gjetur shkakun e humbjes. Sipas tij, janë protestuesit serbë të cilët kanë lënë pa gjumë futbollistët e kombëtares, duke mos i lënë që të përqendrohen.

Autoritetet kanë akuzuar ata që po protestojnë që nga 1 nëntori i vitit të kaluar për pothuajse çdo gjë, për terrorizëm, për përmbysje të shtetit dhe madje për planifikimin e një atentati ndaj presidentit. Por që të jenë fajtorë edhe për humbjen e futbollistëve serbë ndaj Shqipërisë, kjo mund të thuhet se është një nivel i ri, shkruajnë mediat serbe.

Presidenti Vuçiç pretendon se banorët e Nishit që po protestonin kanë fishkëllyer përpara hotelit ku po qëndronte kombëtarja e tyre para ndeshjes, dhe se i kanë shpërqendruar ata.

Pas humbjes së kombëtares së Serbisë ndaj Shqipërisë, ‘Shqiponjat’ serbe mund të fluturojnë jashtë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Para tyre ‘fluturoi’ edhe Piksi.

Nga publiku gjatë ndeshjes dëgjoheshin brohoritje: ‘Piksi, ik!’

Dhe ai po largohet. Dragan Stojković-Piksi, me sa duket, nuk do të jetë më trajneri i kombëtares së futbollit të Serbisë.

‘Unë tashmë kam folur me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Dikush që është përgjegjës, dhe unë mendoj se jam një person i tillë, kam ofruar dorëheqjen time, sigurisht,’ tha Dragan Stojković Piksi në konferencën për shtyp pas ndeshjes me kombëtaren shqiptare.

Për shkak të trishtimit nga humbja e futbollistëve, dhe jo nga zemërimi, presidenti Vuçiç ka thënë se nuk ka fjetur natën e kaluar. Megjithatë, duket se ai është zgjuar i zemëruar, pasi fajësoi popullin, veçanërisht ata që kanë protestuar kundër qeverisë së tij për gati një vit, për debaklin futbollistik.

‘Doni t’ju kujtoj si e përcollëm kombëtaren dje? Në Nish, për 6-7 orë, kur djemtë po pushonin për ndeshjen, 2-300 qindra qytetarë u mblodhën pikërisht përpara hotelit ku ndodhej kombëtarja jonë. Ata menduan se ishin shqiptarët që po fishkëllenin. Nuk ishin shqiptarët, por bllokuesit, sepse bllokuesit nuk e pëlqyen që 5-6 mijë njerëz që nuk po shqetësonin futbollistët tanë ishin mbledhur në anën tjetër të qytetit… Turp të keni të gjithë! Filloni nga vetja juaj – çfarë keni bërë për vendin tuaj, a keni ndërtuar gjëkundi ndonjë gjë, apo vetëm po e rrëzoni shtetin tuaj?’, tha Vuçiç.

‘Po, ne jemi fajtorë, sepse për shkak të egos tënde e zhvendose ndeshjen në atë fushë të Leskovacit, dhe sepse që nga fillimi i kualifikimeve kemi shënuar gola vetëm kundër Andorrës dhe Letonisë,’ iu përgjigjën studentët në bllokadë Presidentit të Serbisë, përmes rrjeteve sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu