Vucic i dërgon mesazh Albin Kurtit për Listën Srpska

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi sot se nuk e di kush do të jetë Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi por është i mendimit se cila do figurë që të jetë, Berlini përmes Brukselit do ta ketë fjalën kryesore në lidhje me Kosovën.

Vucic në intervistën gati tradicionale tani në televizionin serb Tv Prva edhe një herë e thumboi BE-në, por këtë herë një ditë pasi e priti Përfaqësuesin e Lartë të Komisionit Europian për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Josep Borrell, që nuk po e kalon aq lehtë në vizitën e tij të parë si shef i diplomacisë europiane në Ballkan.

Presidenti serb tërthorazi kritikoi BE’në dje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë së BE’së Borrell kur u deklarua e “gjasat për kompromis u vranë”. Ish shefja e diplomacisë së BE’së Federica Mogherini, ishte kritikuar dhe lënë anash pasi siç flitet kishte qenë e gatshme të lejonte të diskutonte tema që nuk ishin të përshtatshme për bllokun europian.

Vucic vlerësoi se Serbia po hy në një periudhë shumë të vështirë e shtoi se ai tani më e di si kush do të jetë figura e caktuar nga Bashkimi Europian për dialogun Prishtinë-Beograd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu