Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se marrëdhënia e tij me djalin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është e shkëlqyer.
Vuçiç u tha gazetarëve në Abu Dhabi se pret që Trump Jr. të vizitojë Beogradin së shpejti, shkruajnë mediat serbe.
Komentet e presidentit serb erdhën pasi gazetarët e pyetën për marrëdhëniet Serbi-SHBA. Vuçiç tha se Trump Jr. u ngrit për ta takuar.
“Ai u ngrit nga tavolina e tij për ta përshëndetur atë, gruan ose të fejuarën e tij, të cilën unë gjithashtu e njoh. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe i pres që së shpejti të vijnë në Beograd”, tha Vuçiç.










