Vuçiç komenton darkën me Ramën: Nuk ishte e lehtë…

Mediet serbe kanë shkruar sot për darkën e mbrëmshme në Sarajevë mes kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, Edi Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, duke e cilësuar atë si një darkë informale.

Gazeta serbe “Blic”, teksa raporton për takimet e mbrëmshme që nga mbërritja e Vuçiçi në Sarajevë dhe atë që pritet në Samitin e Triestes, i kushton vëmendje edhe darkës mes kryeministrave.

Ndërkohë, kreyeministri serb Vuçiç e ka quajtur këtë një takim të rëndësishëm i cili do nxjerrë në dritë e zhvillimeve të fundit në rajon.

Ai ka thënë në një deklaratë për gazetarët se ajo që e priste në takimin me Ramën e Mustafën ishte një “darkë jo e lehtë”.

“Nuk do të jetë biseda e lehtë, as e thjeshtë, veçanërisht në dritën e disa propozimeve të ndryshme që ne besojmë se janë të këqija në drejtim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit që vijnë nga Prishtina”, tha Vuçiç. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu