Vuçiç kritikon BE-në: Pasaportat antiCovid të pakuptimta dhe anti-europiane

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kritikuar propozimin e BE-së për të miratuar ‘pasaportat anti-Covid’. Sipas propozimit të BE-së, këto pasaporta do t’u japin mundësinë personave të vaksinuar të udhëtojnë lirshëm.

Pasaportat janë “të pakuptimta” dhe “anti-europiane”, tha ai, sepse ato do t’i detyrojnë njerëzit vaksinohen dhe kjo do të rrisë edhe më tepër diskriminim midis njerëzve.

Franca dhe Gjermania “ishin kundër pasaportave antiCovid në fillim, por padyshim që presioni është i madh”, tha Vuçiq.

Ndërkohë rikujtojmë se Greqia ka miratuar përdorimin e certifikatave antiCovid. Sistemi ka nisur të funksionojë një javë më përpara dhe brenda dy ditësh që nga miratimi janë lëshuar 55 mijë certifikata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu