Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Francë dhe në takimin e homologun francez Emanuel Macron, ka bërë me dije se temë kryesore e bisedës ka qenë Kosova. Mediat bëjnë me dije se Vuçiç në një prononcim për mediat serbe ka thënë se është biseduar për dialogun me Kosovën, përmbushjen e marrëveshjes së Uashingtonit.
“Ne kryesisht biseduam për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, është një çështje e vështirë dhe nevralgjike për të gjithë Evropën, jo vetëm për Serbinë. Unë tregova se cili është pozicioni i Serbisë. Besoj se do të kemi mbështetje serioze franceze në rrugën evropiane. Franca do të mbështesë Serbinë dhe në rrugën evropiane, unë gjithashtu besoj në gjetjen e zgjidhjeve inovative të kompromisit për çështjen e Kosovës”, ka thënë ai.
Vuçiç në lidhje me Kosovën është shprehur se është e nevojshme që pala tjetër të kuptojë se “dialogu nuk është një pus dëshirash”.
Ndër të tjera ai ka thënë se Beogradi do të presë të shohë nëse Prishtina do të përmbushë të paktën një pjesë të marrëveshjes së Uashingtonit. Sipas tij Prishtina dëshiron një hekurudhë përmes Mitrovicës me Kralevën dhe Rashkën në mënyrë që të marrë hekurudhat serbe në veri të Kosovës.
“Nuk shoh asgjë që mund të afrojë te një dialogu serioz. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për bisedime, por çdo marrëveshje kërkon dy palë, por për momentin nuk shoh një tjetër.Ne kërkuam rrugën dhe hekurudhën Prishtinë-Merdar, por ata nuk janë të interesuar, sepse nuk ka asnjë hekurudhë serbe që ata mund të marrin. Një çështje tjetër është Liqeni i Ujmanit, përveç notit në Ujman dhe një furnizimi të vogël të Zubin Potokut, nuk kemi asgjë tjetër.
Unë pashë që Palmer (zyrtari i Departamentit të Shtetit) tmerrësisht rezistoi për t’i dhënë fund marrëveshjes midis Izraelit dhe Kosovës dhe unë e di se ai ishte kundër marrëveshjes së Uashingtonit. Tani do të shohim nëse doni të ndajmë burimet energjetike të Liqenit të Ujmanit”, ka thënë Vuçiç.









