Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk habiti askënd kur mbylli ceremoninë me pompozitet stërvitjet ushtarake “Srbija 2019” e njoftoi se serbët do të vazhdojnë të armatosen ushtarakisht, i çoi të fala edhe mikut të tij presidentit rus, Vladimir Putin duke thënë se e kanë mbajtur fjalën për atë që kishin premtuar, transmeton Gazeta Metro.
Aleksandar Vucic u krenua me ushtrinë e tij e tha se “janë të shumtë ata që duan që politika e Serbisë të jetë e dobët, por ne kemi politikë të fuqizimit të Serbisë në të gjitha drejtimet, edhe atë ushtarak, për çka duhen para e reforma të mëdha. Do të vazhdojmë në këtë drejtim pasi nëse nuk e kemi, nuk jemi të pavarur.”
Vucic shtoi gjatë fjalimit të tij se “Nuk do të sulmojmë as ngacmojmë kënd, por duam të mbrojmë pavarësinë tonë.” Vucic nuk u durua e lëshoi ca gjemba kur tha se “Ne nuk i morrëm territore askujt, për dallim prej disa të tjerëve, që pranuan pavarësinë e një pjese të territorit tanë”.
Prezent në këto ushtrime ishin dhe përfaqësues nga Maqedonia Veriore, e Serbia për momentin ka mosmarrëveshje me Malin e Zi rreth projektligjit të ri për besimin dhe konfliktin me Kishën Ortodokse Serbe rreth pronave të saj në Mal të Zi, të dy këto shtete, që ishin pjesë e ish Jugosllavisë nuk i kanë shpëtuar zemërimit serb pas njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Vucic ishte falënderues ndaj miqve të vjetër, Rusisë, ai tha se është mirënjohës ndaj vëllezërve rus dhe falënderoi Vladimir Putinin për mbështetjen e miqësinë e sinqertë.