Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka treguar se ‘Tema e Kosovës’ apo metodologjia e bisedimeve me kosovarët do të jetë një nga temat me Kancelaren Angela Merkel në Berlin.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, gjatë viztiës së një nga kazermat ushtarake serbe në Topçider, ka folur para gazetarëve lidhur me takimin e ardhshëm në Berlin me Kancelaren Gjermane Angela Merkel. Kosova do të jetë një nga temat kryesore të agjendës.
“Me Kancelaren Merkel do të bisedojmë lidhur me metodologjinë e bisedimeve, por jo për zgjidhjen finale me Kosovën, ashtu siç po spekulohet në media”, ka thënë Vucic.
Ai ka shtuar se takimi i Merkel me Kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, është më i rëndësishëm se sa takimi me të.
“Merkel është e interesuar të di se çfarë qëndrimi dhe çfarë qasje ka Albin Kuyrti si Kryeministër i ri, sepse me qasjen tonë është njoftuar më herët dhe nuk është se ka ndryshuar diçka”, ka thënë Vucic.
Përndryshe, Vucic nuk ka saktësuar datën e saktë të takimit me Kancelaren gjermane, duke sqaruar se ai e di datën e takimit, por që tash nuk është koha adekuate të zbulohet.










