Vucic: Për ne s’ka zgjidhje të kënaqshme për Kosovën, nuk e kam detyrë t’i mashtroj njerëzit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, që e ka shndërruar në ‘traditë’ të vizitoj median çdo të shtunë në programin e mëngjesit, e që kritikohet ashpër nga opozita serbe dhe bashkësia ndërkombëtare për dominimin e mediave, tha se e pret Përfaqësuesin e BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, në Beograd pas zgjedhjeve në Serbi por shtoi se nuk pret diçka të hareshme nga kjo, transmeton Gazeta Metro.

Vucic tha kur u pyet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi se nuk është punë e presidentit të mashtroj njerëzit, popullin e tij, e shtoi se ai do të vazhdoj të luftoj për popullin serb dhe interesat e tij në televizionin serb në TV Prva.

“Lajcakun e pres në Beograd menjëherë pas zgjedhjeve, por më duhet të ju them se aty nuk na pret ne ndonjë zgjidhje për t’u gëzuar” tha Vucic.

Vucic përsëriti këtë qëndrim të tijin për t’i ulur pritjet e opinionit publik serb duke shtuar edhe porosi të sfidës së rëndë dhe shtoi se nuk mund të pritet që fuqitë e mëdha dhe shtete kyçe të ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth pavarësisë së Kosovës, ky qëndrim kundër qëndrimit të sotëm kufijve të Kosovës së tanishme në relacion me Serbinë, këtë e theksoi edhe Borrell tha Vucic.

Ai sqaroi dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos dalldisen e të mendojnë se Gjermania e Franca të ndryshojnë mendimin e tyre.

“Unë pres shtim të presionit, padyshim…” tha Vucic e shtoi një përqeshje e fajësim tinëz ndaj bashkësisë ndërkombëtare, si gjithmonë duke u shtirur thuajse Serbia me dekada nuk kishte kontribuar asgjë në luftërat ballkanike, si dhe thuajse nuk ka vullnet politik të kosovarëve.

“Çfarëdo që Prishtina bëri apo nuk e bëri …ajo është fëmija e tyre, e tani ky fëmijë u rrit, e tani po bën prapësira, por do të mbetet gjithmonë fëmija i tyre…” sipas Vucic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu