Presidenti serb Aleksandar Vucic, ka provokuar keq në rrjetin social Instagram duke vendosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Vucic në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin serb.
Ai ka kujtuar në këtë mënyrë 17 marsin duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.
“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon por nuk harron dhe nuk do të lejojë që një 17 mars të përsëritet sërish”, ka shkruar veç tjerash Vucic në Instagram.
Ndryshe edhe më herët ka pasur provokime të ndryshme në drejtim të Kosovës nga Vucic, por që asnjëherë nuk është kritikuar nga ndërkombëtarët.
Më poshtë postimi i plotë i tij.
FOTO: