Vuçiç: SHBA dhe Turqia po e armatosin Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e armatos Kosovën.

Sipas Vuçiç , në të gjithë këtë është përfshirë edhe Turqia.

Ai ka thënë për mediat serbe më 24 dhjetor, se një gjë e tillë “paraqet kërcënim për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.”

Amerikanët po i armatosin hapur dhe pa mëdyshje shqiptarët në Kosovë. Për Turqinë të mos flas… Më nuk janë kurrfarë problemi porositë për obus 105 milimetra dhe gjithë tjerat, me të vetmin qëllim: kërcënimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe integritetit të saj territorial, dhe sulmi ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë”, ka thënë Vuçiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu