Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, të cilit i pëlqen të krijoj imazhin mediatik se është njeriu më i dashur e më punëtor në Serbi dhe nuk lëshon rast të mos përuroj rrugë a rrugicë në Serbi, madje është parë të krenohet se projekton autostradat vet. Në Mitrovicë e Veriut nuk kishin si të mos ja festonin ditëlindjen burrështetasit të palodhur me një paraqitje nga servilët e tij të renditur si numri 50 me flakadanë të ndezur që të kujton paradat fashiste.
Vucic dhe qeveria e tij me kujdes të madh punojnë për krijimin e imazhit të liderit dhe mediat serbe shpesh e quajnë ‘qeveri sondazhesh’, sa më populliste aq më mirë.
Politikanë serbë e dinë mirë që ai ka nevojë edhe për lajka dhe hidhërohet nëse nuk ka brohoritje e duartrokitje të mjaftueshme dhe sillen në përputhje me këtë informacion, më së shpeshti është zënë duke lajthitur Marko Djuric në duartrokitjet e koordinuara të paraqitjeve të orkestruara me media të afërta.
Vucic shfrytëzon çdo paraqitje si luftë për jetë a vdekje madje nuk përton të luaj viktimën edhe para mediave dhe i konsideron armiq hapur, dhe sillet me to ashtu. Ndryshe ju drejtohet mediave të afërta si Tanjug që vërehet qartë dhe në Serbi është sekret i ditur nga të gjithë që agjencia është në duar të miqve të tij, ashtu siç ishte raportuar se gazeta më e vjetër serbe “Politika” kishte rënë në duar të tabloidit serb “Kurir”.
Një kultivim i kujdesshëm i figurës së tij prej liderit është investuar nga stafi i tij për paraqitjen e tij në mediat e reja si rrjetet sociale, e Vucic është mjaft aktiv në Instagram dhe mesazhet i përcjellë zakonisht aty pasi i shoqëron me fotografi për të shumëfishuar impaktin e porosisë. Madje e ka titulluar llogarinë e tij si ‘Ardhmëria e Serbisë’.
Vucic kishte punuar si ‘gazetar’ ose më saktë, kishte redaktuar lajmet propaganduese gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, për mediat serbe deri sa Sarajeva ishte nën rrethim dhe civilët po bombardoheshin pa mëshirë. Ai kishte dalë vullnetar për këto detyra sa ishte pjesë e Radikalëve të kriminelit Vojislav Seselj.
Më e rënda dhe që ende gazetarët në Serbi nuk ja falin, e jo vetëm ata, kishte mbajtur postin e Ministrit të Informacionit në Qeverinë e Slobodan Milosevic, periudhë kjo ku kishte shtypur çdo fjalë të lirë dhe kishin ndodhur edhe vrasja e kryeredaktorit të gazetës së parë private në Serbi “ Dnevni Telegraf”, Slavko Curuvija. Vrasje kjo ende e pa zbuluar mbi njëzet vite.
Video:










