Vucic i takon liderët serbë të Kosovës në një lokacion të çuditshëm – në Rashkë

Zakonisht takime të tilla ndodhin në Beograd ku përfaqësuesit e Lista Srpska udhëtojnë atje. Por, kësaj here Vucic, sipas njoftimeve të mediave serbe, do t’i takojë ata në Rashkë, ku ditë më parë ishte ndaluar treni i nisur nga Beogradi.
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic do të takohet sot pasdite në Rashkë me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova. Takimi thuhet se do të mbahet në barakën e Stefan Nemanj në ora 17:00, shkruan Tanjug, transmeton Express.

Takimi thuhet se është urgjent, në të cilin do të bisedohet për Kosovën.

Dje, ishte mbajtur raundi i dytë i dialogut në mes të Prishtinë dhe Beogradit në nivel të lartë në Bruksel./express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu