Vuçiq: Me Asociacionin asnjë polic shqiptar s’mund të vë këmbë në Veri

Kryeministri i Serbisë në largim, Aleksander Vuçiq, ka thënë në një intervistë për TV Pink në Serbi, se marrëveshja e arritur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ishte një marrëveshje shumë e mirë për Serbinë krahasuar me rrethanat.

Sipas Vuçiq, me këtë marrëveshje kanë siguruar që të gjithë policët në Veri të jenë serbë dhe që asnjë shqiptar të mos mund ta vënë këmbën në këtë pjesë, njofton Klan Kosova.

“Asociacioni i Komunave serbe është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit. Ne arritëm që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, asnjë shqiptar nuk do të vë këmbë në veri të Kosovës”.

Ai shtoi se shumë fëmijë serbë po lindin në Kosovë, dhe kërkoi nga serbët që të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu