Vuçiq: Jam lodhur nga politikat jo-përgjegjëse në Ballkan, për dialog duhen dy palë

Serbinë dhe ekzistencën e popullit tonë nuk mund ta rrezikojnë, por jam i lodhur nga politikat jo-përgjegjëse në Ballkan ka thënë presidenti i Serbisë Vuçiq, pyetur nëse është i mundshëm vazhdimi i dialogut në situatën kur përfaqësuesit e Prishtinës angazhohen për bashkim me Shqipërinë dhe kërkojnë shlyerjen e Asociacionit nga marrëveshja e Brukselit.

“Sa i përket dialogut, je jemi përherë të gatshëm të bisedojmë, por për dialog nevojiten dy palë” tha ai në konferencën me gazetarë me rastin e 100 ditëve të para të qeverisë.

Më së lehti do ishte që Prishtinës të i përgjigjet me masën e njëjtë, por ndjehet i lodhur nga të gjitha politikat jo-përgjegjëse në Ballkan.

Le të thonë çfarë të duan, dikush tjetër do duhet të zgjidh problemet me ta, e ata të rrezikojnë ekzistencën e popullit tonë, apo seriozisht të rrezikojnë Serbinë” tha ai.

Serbia sipas tij duhet të tregojë madhështinë e saj, ashtu që të tregojë sa e madhe është, sa e fortë, e suksesshme dhe “ të gjithëve në regjion iu ndihmon dhe punojmë që së bashku të jemi më të suksesshëm “.

Presidenti me ironi theksoi se do ta varnin në vendin e flamurit në Bruksel nëse do përmendte bashkimin popullit serb dhe transmetoi se në një prononcim të këtillë u qesh edhe ambasadori i BE-së në Serbi Sem Fabrici.

“Jo-përgjegjësia disave iu lejohet, atyre që janë serioz jo, Serbia nuk guxon të bëhet e papërgjegjshme“, përfundoi Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu