Vuçiq: Kërkova nga ndërkombëtarët të bëjnë gjithçka, që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe kreun e delegacionit të BE-së.

Vuçiq ka njoftuar se u takua me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Gioffre, si dhe me ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Anke Konrad, Piero Koshar dhe Luka Gori.

“Kam biseduar me përfaqësuesit e BE-së dhe Kuintit. U kërkova të bëjnë gjithçka që është e mundur që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu