Vuçiq: Kosova e ka vetëm një faltore ku luten ‘Amerikën’

“Absolutisht jam i shokuar me faktin se BE nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Hashim Thaçit se Kosova nuk do ta themelojë Asociacionin e Komunave serbe”, ka thënë sot Vuçiq, transmeton Koha.

Ai ka theksuar se shpreson në reagimin e BE-së sot ose nesër dhe se nëse jo, e “e dimë si do të veprojmë”, është kërcënuar ai.

“Kemi pritur 24 orë që BE-ja të reagojë. Absolutisht jam shokuar që askush anojë fjalë s’e tha për dokumentin e nënshkruar në Bruksel zbatimin të cilit e ka garantuar BE. Nëse nuk vlen për shqiptarët e Kosovës, nuk di ç’mendojnë se me këtë të bisedojnë në ardhmen”, citon agjencia serbe e lajmeve Beta të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se kjo flet mjaft për peshën e situatën në të cilën gjendet Serbia.

“Shqiptarët kanë vetëm një faltore ku luten, ajo është SHBA-ja dhe nuk u ha pall për çdo gjë që thonë ose bëjnë kundër Rusisë e serbëve”, ka thënë Vuçiq.

Me rëndës për at është që misioni amerikan në OSBE të lavdërohet për aksionin kundër korrupsion, ka thënë Vuçiqi duke theksuar se ai k qenë aksion kundër korrupsioni aq sa për kundër korrupsion janë të orientuar Haradinaj e Thaçi.

“Për mua është më e rëndësishme dhe shumë indikative fakti pse heshtin gjermanët, anglezët, francezët dhe Brukseli . Në Bruksel atë dokument e kanë nënshkruar Thaçi e Daçiqi e në prani të Catherine Ashton. Nëse BE nuk është në gjendje ta garantojë marrëveshjen në hartimin e të cilës vetë ka marrë pjesë, le at thotë këtë e at dimë se marrëveshje s’e kanë asnjë fuqi juridike”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka përfunduar se pastaj edhe gjërat tjera do të zhvillohen në mënyrë tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu