Vuçiq nesër në Shkup në inaugurimin e Pendarovskit

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të qëndrojë në Shkup në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, konfirmoi kabineti i tij.

Menjëherë pas fitores së Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i dërgoi urim me rastin e zgjedhjes president.

“Ua uroj zgjedhjen për president të Maqedonisë së Veriut, me dëshira për sukses në funksionin e përgjegjshëm”, kumtuan nga Kabineti i presidentit serb. Shpresoj se në të ardhmen do të vendosim bashkëpunim të mirë. Pres veçanërisht ta stimulojmë bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, si edhe në të gjitha sferat e tjera me interes të përbashkët ndërsa në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona”, shkruan në urim Vuçiq për Pendarovskin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu