Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më e rëndësishme për një serb”

“Bëtë gjithçka vitin e kaluar për të më rrëzuar nga pushteti, me shumë faktorë të tjerë të jashtëm, miliarda euro të investuara, nuk ia arritët. Unë nuk jam Slobodan Millosheviç, as nuk jam i naiv apo budalla që t’ju besoj”, tha Vuçiq.

Ai tha se do ta ruajë paqen, por “do të jetë i gatshëm të japë përgjigje të përshtatshme ndaj çdo agresori të mundshëm.”

“Kaq të fuqishëm saqë kurrë më nuk do t’u vijë ndërmend të prekin popullin serb”, përfundoi Vuçiq.

Ai deklaroi mbrëmë se shpreson që të mos jetë kryeministër i Serbisë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se gjithçka varet nga rezultatet e sondazheve të opinionit publik.

“Kjo mundësi ekziston, nëse sondazhet e opinionit publik tregojnë se Serbia do të shkonte në drejtim të gabuar nëse unë nuk do të isha ai kandidat,” deklaroi Vuçiq për mediat lokale.

Duke pasur parasysh që mandati i dytë presidencial i Vuçiqit po mbaron dhe ai nuk ka më të drejtë të kandidojë për këtë funksion, ai praktikisht konfirmoi spekulimet se do të ketë një përpjekje për të qenë kryetar i qeverisë, raportuan mediat e Beogradit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu