Vuçiq parashikon se kur mund të stabilizohet gjendja nga koronavirusi në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paraqitur në një konferencë për media ku ka thënë se shpreson se gjendja e jashtëzakonshme në Serbi do të përfundojë në fund të prillit, raportojnë mediat serbe.

Ai gjendet në Nish duke vizituar një nga qytetet më të prekura nga koronavirusi në Serbi. Por, është i sigurt se në fund do të dalin fitues.

“Kam ardhur që kryetarit t’i them se shteti është me ju”, deklaroi Vuçiq. Me ardhjet e reja, Serbia ka arritur që të sigurojë 29 respiratorë në Nish.

“Shpresoj që gjendjen e jashtëzakonshme do ta heqim në fund të muajit, mezi pres”, shtoi ai. Vuçiq ka theksuar se 10 ditët e ardhshme do të jenë me rëndësi të madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu