Vuçiq për rastin “Haraçi”: Me sa di unë, do të ketë edhe më tej befasi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbajti një konferencë për shtyp në Beograd në të cilën u diskutua situata politike në vend, por u pyet nga gazetarët edhe për rastin “Haraçi” që trondit skenën politike të Maqedonisë.

I pyetur në lidhje me rastin “haraçi” në Maqedoninë e Veriut, presidenti serb tha se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve të tjera, përcjell “Blic”.

“Me sa di nga burime italiane të mirinformuara, do të ketë më shumë befasi në atë rast dhe besoj se tani Zoran Zaev e ka kuptuar atë që i thoja për persona të caktuar”, tha Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu