Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se takimi që do të ketë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin do të jetë politik, ekonomik dhe mbi të gjitha me rëndësi të veçantë për Serbinë.
“Ndjehem krenar kur përfaqësoj interesat e kombit tim në këso takime”, ka thënë Vuçiq në një lidhje direket për televizionin nga Moska, RTS, transmeton FOL.
Do të jetë takimi i dhjetë i Vuçiq me Putin dhe se kryeministri serb ka thënë se takimet e shpeshta konfirmojnë marrëdhëniet e mira në mes vendeve të tyre.
“Ne po provojmë që të gjejmë modalitetet e reja për forma tjera të bashkëpunimit”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ky bashkëpunim do të jetë në rrafshin ekonomik.
Duke folur për bashkëpunimin ushtarak, ai ka thënë se është i interesuar për gjashtë avionë MiG, 30 makina dhe 30 tanke.