Vuçiq thotë se fuqitë perëndimore dhe Turqia po ndihmojnë shqiptarët për njohjet e pavarësisë së Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se do të bëjë të njohur rezultate befasuese për sa i përket pozicionit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, duke folur për zhvillimet rajonale, Vuçiq ngriti shqetësimin për, siç thotë ai, “revanshin e ashpër të shqiptarëve” për njohjen e Kosovës së pavarur. Sipas tij, kjo po realizohet me ndihmën e fuqive perëndimore dhe Turqisë, dhe Serbia po përpiqet ta ndalë.

“Është tepër e vështirë t’i kundërvihemi kësaj. Nuk kemi paratë që ata kanë, as armët dhe burimet që ata dërgojnë nëpër botë për të blerë votën apo njohjen ndaj dikush. Për sa i përket integritetit territorial dhe vendeve që e njohin apo nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, qytetarët tanë e kanë të vështirë dhe ne po mundohemi të ndihmojmë. Po bëjmë gjithçka mundemi,” tha presidenti serb.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu