Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka deklaruar se ka pasur përplasje në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Vucic i cili shfrytëzon mediet serbe që pas takimit me shqiptarët të del dhe të lavdërohet për ballafaqimin sy me sy, ka folur tani edhe për takimin me Hotin.
Presidenti serb ka thënë se bisedimet me Hotin kanë qenë të vështira, derisa ka thënë se i është dashur t’i kundërpërgjigjet për 20 herë me radhë Hotit sa herë ky i fundit ka përdorur frazën “dy shtetet”.
Vucic ka thënë se 20 herë i është kundërpërgjigjur Hotit duke i thënë “një shtet dhe një provincë autonome”.
Ai po ashtu ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociata, përndryshe do të izolohet nga bota.
“Ju mendoni se është kënaqësi për ne të jemi këtu. Unë e kam refleksin e Pavlovit sa herë që vij këtu. Jam i lodhur duke dëgjuar Hotin se si kosovarët janë viktima dhe ne jemi zuzarët. Por duhet të jesh i fortë dhe shumë i fortë”, ka thënë Vucic.










