Vuçiqi në telashe: Haga ia kërkon dorëzimin e bashkëpunëtorëve të Sheshelit pa vonesë

Mekanizmi rezidual ndërkombëtar për gjykatat penale i kërkon Serbisë të arrestojë dhe ekstradojë sa më shpejt të jetë e mundur radikalët serbë Petar Jojiq dhe Vjerica Radeta, të akuzuar për shpërfillje të gjykatës në Hagë gjatë gjyqit kundër Vojislav Sheshelit.

Radeta dhe Jojiq akuzohen për kërcënime, shantazhe dhe se u kanë ofruar mito dy dëshmitarëve në çështjen kundër Vojislav Sheshelit.

Gjykatësi Liu Daqun i ka bërë thirrje Serbisë që të ekzekutojë urdhër-arrestet dhe urdhrat për transferimin e të paditurve në Hagë pa vonesë.

Serbia duhet të arrestojë dhe ekstradojë politikanë nga Partia radikale serbe brenda 90 ditësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu