Aleksandar Vulin, si gjithmonë në uniformë, bleu dhe do ti pranoj edhe katër helikopterë luftarak M1-35 ‘Rostvertol’ nga Rusia, pranimi i tyre do të bëhet në tremujorin e parë të 2020’s, tani për tani po trajnohen 35 pilotë dhe teknikë serbë në Rostov, transmeton Gazeta Metro.
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk u durua e u vesh në uniformë përsëri gjatë vizitës së tij në qytetin Rostov në Rusi. Ai po viziton industrinë e armatimit rus dhe fabrikën e prodhimi të helikopterëve luftarak Rostvertol.
Tani për tani në Rostov gjenden 35 pilotë dhe teknikë serbë që po trajnohen për fluturimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve rus Mi-35.
Vulin e vëzhgoi demonstrimin e fluturimit të helikopterëve luftarak ku edhe theksoi se askush nuk duhet ti frikësohet armatosjes së Serbisë, duam vetëm ruajtjen e paqes tha ai.
Ministri serb shtoi se ky armatim shërben për vetëmbrojtje dhe për ata që mendojnë se me Serbinë mund të përdorin forcën./gazetametro