Vulin i zemëruar me Brukselin: Duan ta njohim Kosovën dhe të heqim dorë nga Republika Serbe

Ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia duhet të jetë politikisht asnjanëse, si edhe ushtarakisht neutrale, sepse BE-ja nuk e ka hall ligjin ose ekonominë, por dëshiron që Beogradi ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga Republika Srpska.

– Nëse Vuçiç do ta njihte Kosovën e vetëshpallur si shtet, do të merrte Çmimin Nobel për Paqe dhe nëse do të lejonte përmbysjen e Republikës Sërpska, do të ishte komisioneri evropian për çfarëdo që dëshiron të jetë – tha Vulin.

Duke folur për situatën e sigurisë në rajon, sipas tij, asnjë vend nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt, por se përpjekjet për të krijuar një “Shqipëri të Madhe” dhe sulmet gjithnjë e më të hapura ndaj Republika Sërpska janë veçanërisht shqetësuese.

– Çdo rrezikim i serbëve, pavarësisht se ku jetojnë, është një kërcënim për të gjithë serbët dhe shtetin e Serbisë – tha Vulin.

Vulin shtoi se Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjykohen në Hagë nuk do ta marrin “dënimin që meritojnë”, “sepse dënimi me privim nga jeta është hequr”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu