Të enjten në Kuvendin e Kosovës, pritet të debatohet për situatën e arsimit në kohë pandemie.
Ndërsa, të premten, me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të ftohet në interpelancë Hekuran Murati, rreth mundësisë së faljes së gjobave ndaj bizneseve në kohë të pandemisë, transmeton Klan Kosova.
Por, kjo kërkesë e AAK-së, nuk përkon edhe me interesin e partisë më të madhe në vend, meqë sipas Vetëvendosjes, me këtë qasje do të diskriminohen bizneset që i kanë paguar gjobat tashmë.
Veç faljeve të gjobave, AAK kërkon që Albin Kurti, të raportoj në Kuvend për çdo detaj mbi dialogun Kosovë-Serbi.
E se mund të realizohet kjo pikë, janë optimist nga subjekti i Kryeministrit.
VIDEO:









