VV me një video atakon opozitën: Shkatërruesit dhe sabotuesit e shtetit (VIDEO)

Partia që aktualisht po udhëheq me vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video me të cilën i ka quajtur ish-partitë që kishin qeverisur dhe sindikatat si “shkatërrues të shtetit”.

Në videon e publikuar thuhet se përgjatë 20 viteve partitë kishin një qëllim të përbashkët dhe Kosovën e shihnin si “tender, ryshfet, haraç dhe korrupsion”.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Sipas LVV-së, tashmë lufta e partive opozitare ka kaluar në një nivel tjetër duke sabotuar kështu përmes organizmave të kapur.

Madje, në video thuhet se po prodhohen emergjenca në mënyrë që pushteti të mos merret me shtetin dhe shoqërinë si duhet.

Në fund thuhet nga LVV përmes videos se Qeveria nuk shantazhohet nga këto veprime dhe se Vettingu e Byroja për Konfiskimin e Pasurisë do të bëhen./BS

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu