VV në Skënderaj: Jemi të kënaqur, kemi trefishuar votën

Kryetari i Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se ka pasur një incident në një vendvotim në Prekaz të Epërm.Ai në prononcimin e tij tha për Klan Kosovën, se ky ishte incident i izoluar, ndërsa përmendi se është provuar që njëkohësisht të vidhen vota.Mehani tha se kjo ka ndodhur duke u kërkuar blerja e votave, përmes shantazhit dhe formave të tjera.

Mes këtyre vështirësive, ai u shpreh mirënjohës për punën e komisionerëve të angazhuar në këto zgjedhje parlamentare.Tutje ai tha se në këto zgjedhje, Vetëvendosje ka dalur me gjendje shumë të mirë, meqë sipas tij kanë arritur të trefishojnë votën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu