Vetëvendosja e Kurtit aktualisht është duke negociuar me familjarë të dy deputeteve të PDK-sëBurime nga partia e kryeministrit Kurti, i kanë thënë Periskopit se ‘negociatat me familjarët e dy deputeteve të PDK-së, po zhvillohen për pozita në diplomaci dhe institucione të sigurisë’.
Partia e kryeministrit Albin Kurti [Vetëvendosje], është duke bërë presion ndaj dy deputeteve të Partisë Demokratike të Kosovës për ta siguruar votën e 80-të për Vjosa Osmanin Presidente.
Burime brenda Vetëvendosjes, i kanë thënë Periskopit se janë dy deputete ndaj të cilave kjo parti, është duke kërkuar votën e 80-të.
Sipas burimeve, zyrtarë të VV-së janë duke negociuar me familjarë të të dyja deputeteve, për pozita në diplomaci dhe institucione të sigurisë. Burime nga partia e Kurtit kanë thënë se njëra nga deputetet, është ndër më të rejat në PDK, ndërkaq deputetja tjetër, është poashtu e re dhe tani është në mandatin e dytë si deputete nga PDK-ja.Seanca për zgjedhjen e Presidentit është paralajmëruar për sot në orën 17:00.
Vetëvendosja ka shpresuar se vota e 80-të do të vije nga Pogradeci, përkatësisht Xhavit Haliti i PDK-së i cili tha se ndodhet për fundjave atje, mirëpo deri tani nuk ka shenja se Haliti po kthehet.









