VV “vetëvendos”: Në zgjedhje, me Albinin në listë

Vetëvendosje vendosi të sfidojë një vendim të fundit gjykate, i cili përfundimisht e lë jashtë kreun e saj Albin Kurti nga lista e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

VV ushqen madje idenë konspirative, referuar vendimit, se zgjedhjet po pengohen të bëhen, nën bindjen se ajo është fituesja e tyre.

“E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve.

Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare”, thuhet në një reagim të fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu