Xhaferi në vizitë zyrtare në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot me ftesë të kryetarit të Kuvendit malazez Ivan Brajoviq, do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi.

Siç njoftoi Kabinet i kryetarit të Kuvendit, në kuadër të vizitës zyrtare Xhaferi do të realizojë takime me kreun shtetëror të Malit të Zi dhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit.

Temë diskutimi në këto takime do të jenë marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Malit të zi dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të gjitha sferat, në interes reciprok./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu