Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Preshevës Shqipërim Arifin.
Temë e bisedës ishte hapja e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc si dhe heqja e kushteve dhe procedurave burokratike për studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet në Maqedoni, kryesisht në USHT dhe UEJL./InfoShqip.com










