Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, kanë uruar për 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Përmes Instagramit Xhaka ka publikuar një fotografi duke bërë shqiponjën me duar, përkrah këngëtarit Capital T.
“Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës.
Të shpërndarë, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku”, ka shkruar Xhaka.
“Gëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit. U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri-tjetrin. Gëzuar dhe për shumë vjetë Dita e Pavarësisë Kombëtare. Kalofshi sa më mirë këtë Ditë të Madhe”, ka shkruar Mustafi në një postim në rrjetet sociale.










