Xhaka i vendosur për gjëra të mëdha

Emra të mëdhenj të futbollit kanë mbajtur shiritin e kapitenit te klubi i madh anglez, Arsenal. Tash me shumë mundësi është koha që ylli kosovar Granit Xhaka të jetë kapiten i parë i Arsenalit. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ende nuk ka vendosur përfundimisht për kapitenin e parë të skuadrës, pas largimit të Laurent Koscielnyt. Por ka lënë të kuptohet se ai do të jetë mesfushori Xhaka.

Vetë Xhaka po insiston që të bëhet kapiten. Ai me 23-vjet ishte kapiten te Borussia Moenchengladbach dhe është kapiten i Zvicrës kur nuk luan Stephen Lichtsteiner. Lichtsteiner po luan fare pak dhe Xhaka në të ardhmen pritet të jetë kapiten i rregullt te Zvicra. Dhe tash edhe tek Arsenali, një prej klubeve më të mëdha angleze.

Xhaka (26) luan për Arsenalin prej vitit 2016. Tashmë është prej lojtarëve kryesorë. Në një intervistë për “20min.ch”, të premten, Xhaka ka folur për mundësinë që të bëhet kapiteni i parë nga Zvicra në një klub të Premier Leagues angleze.

“Do të isha shumë i lumtur dhe natyrisht do të ishte diçka e veçantë, një ëndërr e realizuar. Do të ishte njohje për arritjet e mia dhe përgjegjësi e veçantë”, ka thënë Xhaka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu