Xhaka: Jemi gati për të vazhduar ëndrrën në Botëror

Zvicra barazoi në ndeshjen e fundit të grupit E të kampionatit botërorë.

Zviceranët nuk arritën të triumfojnë kundër Kosta Rikës, të cilët rrëmbyen një pikë pas në saje të rezultatit 2-2.

Por, kjo i solli edhe kualifikimin kombëtares helvetike për në 1/16 e finales së Kupës së Botës që po zhvillohet në shtetin rus.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka pohuar se skuadra zvicerane është e gatshme që të vazhdoj ëndrrën e Botërorit.

“16 të fundit! Raundi i ardhshëm ne po vijmë! Jemi gati për të punuar akoma për të vazhduar ëndrrën”, ka shkruar Xhaka ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se futbollisti i Arsenalit ishte golashënues në fitoren me rezultat 2-1 kundër Serbisë.

Ndryshe, në fazën e pas grupeve Zvicra do të takohet me kombëtaren e Suedisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu