“Xhaka sallaks i fortë, fiks për Conten. Një të verdhë e ka në xhep pa nisur”

Christian Eriksen po pret merkaton e janarit për t’u larguar nga Interi. Aventura për t’u harruar kjo në Itali për mesfushorin danez, i cili nuk gëzon aspak besimin e Antonio Contes. Në verë do të luhet Europiani dhe fantazisti kërkon minuta për të qenë sa më në formë për kompeticionin e rëndësishëm, minuta që pritet t’i marrë larg Milanos zikaltër.

Arsenali është një nga klubet e interesuara për të, teksa qarkullojnë zëra për një shkëmbim midis tij dhe Granit Xhakës. Conte do e mirëpriste lojtarin me origjinë shqiptare. Në lidhje me këtë operacion merkato ka folur Paolo Di Canio, ish-sulmuesi i njohur italian. “Nëse dëshiron ta nisësh ndeshjen 1-0 me kartonë të verdhe, direkt nga tuneli, dakord.

Sigurisht që Xhaka është më i përshtatshëm për Interin krahasuar me Eriksen. Ai është një sallaks i fortë dhe i ashpër, ndonjëherë edhe më shumë seç duhet, dallohet nga ndëshkimet me të verdha që ka marrë në Premier. Ky shkëmbim do të ishte i mirë për Interin, duke marrë parasysh stilin e futbollit të Contes.

Eriksen është teknikisht më lart, edhe pse nuk e tregon një gjë të tillë te zikaltrit. Gjithsesi, më duket shumë interesant fakti që Xhaka është një lojtar që gjuan me të majtën“, deklaron Paolo Di Canio për Sky Sport.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu