Xhaka i shënon një gol të mrekullueshëm Unitedit (VIDEO)

Arsenal ka gjetur golin e parë në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Manchester Unitedit.

Është mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ka shënuar një gol të bukur nga rreth 30 metra për 1-0.

Megjithatë, Xhaka u ndihmua paksa nga një futbollist i Unitedit, i cili devijoi topin dhe ndihmoi në parabolimin e portierin David De Gea.

Ky gol u shënua në minutën e 54 të ndeshjes.

Ndërsa ndeshja përfundoi me fitore të Arsenalit 2-0./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu